Ditët e fundit në mediat rozë bëri bujë lajmi i arrestimit të reperes shqiptare Loredana Zefi nga autoritet zvicerane, pasi akuzohej për mashtrim ndaj një çifti zviceran së bashku me vëllain e saj, duke iu zhvatur afro 1 milionë franga.
Lajmi dhe historia e çiftit u bë e ditur nga një media prestigjoze zvicerane, ku tregonte në mënyrë të detajuar, se si Loredana dhe vëllai i saj mashtruan çiftin zviceran.
Mirpo përgjatë këtyre ditëve nuk ka pasur asnjë reagim nga Loredana, por së fundmi ajo ka vendosur që të thyejë heshtjen.
Në një postim në Instastory, Loredana ka njoftuar se ditën e sotme do të mbajë një konferencë shtypi, për të sqaruar njëherë e mirë çështjen, ku të pranishëm do të jenë edhe avokatët e saj.
Kujtojmë se mbi të rëndojnë akuzat se ka mashtruar dhe kërcënuar një çift zviceran duke i zhvatur rreth një milion franga së bashku me të vëllanë.(Lexo këtu)
Link: https://www.instagram.com/stories/loredana/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwXckW_FV97/