Pak ditë më parë bëri bujë në media skandali i mashtrimit të reperes shqiptare Loredana Zefi, e cila kishte zhvatur deri në 700 mijë franga një çift zviceran.
Por skandali është thelluar edhe më tej, pasi përveç vëllait të saj, në mashtrimin e çiftit zviceran është përfshirë edhe vëllai i Mozzik, bashkëshortit të Loredanës, reperi Getinjo.
Media zvicerane “20 minuten”, raporton se zonja Petra Z., jo vetëm që transferoi para në llogarinë e reperes, por ajo ka transferuar para edhe tek anëtarët e tjerë të familjes. Tani edhe vëllai i Mozzik na del i përfshirë në këtë aferë të turpshme:
“Vëllai i bashkëshortit të Loredanës, pra Getinjo, i cili është gjithashtu është një artist i suksesshëm kosovar dhe arriti në krye të listave shqiptare në vitin 2016, ka marrë 12.000 franga nga Petra Z., më 13.12.2017”, shkruan “20 min.ch”.
Madje në media janë publikuar edhe dokumentat e pagesave që vërtetojnë transferimin e parave. Petra Z., ishte mashtruar duke menduar se shumat e transferuara do të përdoreshin për të marrë paratë e saj mbrapsht.
Vëllai tjetër i Loredanës, Fatoni ka marrë githashtu para nga Petra. Z., në vlerën e 6900 frangave.
Link: https://www.20min.ch/schweiz/news/story/Loredanas-Bruder-wurde-73-Mal-verurteilt-23677499
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bwr9KY5BOLp/