ShowBiz

U bë mama pak ditë më parë, bashkëshorti ka diçka për ti thënë Almedës

Moderatorja dhe modelja shqiptare Almeda Abazi pak ditë më parë u bë nënë për herë të parë e një djali të cilin e pagëzoi me emrin Efehan.

Lajmi i bukur për lindjen e ish-Miss-it shqiptar bëri bujë në mediat turke, ndërkohë që bashkëshorti Almedes, aktori i famshëm Tolgahan Sayisman, u shpreh shumë i emocionuar.

Ditën e djeshme, aktori i njohur bëri një dedikim special për partneren e tij, me rastin e “Ditës së Nënës”, ku u shprehu fjalët më të ngrohta dhe të dashura për partneren e tij.

“E dashura ime e bukur, gëzuar festën e parë si nënë, të jem dëshmitar gjatë lindjes, të jem dëshmitar i kësaj mrekullie, nuk është një ndjenjë që mund ta përshkruaj me fjalë, jo vetëm për bashkëshorten time, por dashuria dhe respekti im për të gjitha nënat është rritur dy herë më shumë. Ka aq shumë fjalë për tu thënë për nënat. Pa shtuar asgjë më shumë, i urojë të gjitha nënat në këtë ditë të veçantë dhe ua puth duart e bekuara ‘Parajsa është nën këmbët e nënave’, ka shkruar Tolgahan.

https://www.instagram.com/p/BxW1TW5HdVg/

Link dhe Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxW1TW5HdVg/