ShowBiz

Emina Cunmulaj rrëfen mes lotësh arsyen prekëse pse vendosi që të presë flokët

Ditën e djeshme modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj, publikoi një foto ku kishte pësuar një ndryshim drastik në pamje.

Modelja e njohur kishte vendosur që të priste flokët, të cilat i kishte në një gjatësi shumë të konsiderueshme dhe ndryshimi ishte i dukshëm.

Por në komente vihet re edhe shkrimi i stilistes së saj, e cila thekson se Emina harroi të përmendë faktin se flokët i preu për një gjest humanitar.

“Harroi të përmendë: ngaqë humbi mamanë për shkak të kancerit, deshi t’ia dhuronte flokët dikujt që për faj të kancerit, i ka humbur të gjithë flokët. Dhe kështu bëmë.

Jo vetëm shumë e guximshme, e dashur, empatike, bujare dhe altruiste. Faleminderit që përpiqesh të ndihmosh të tjerët.”

Megjithatë, vetë Emina, tregoi mes lotësh vendimin për të prerë flokët, ndërkohë që kujton ndarjen nga jetë të mamasë së saj e cila vdiq nga kanceri.

“Pra, ja ku po e them. Unë mendoj ndryshe. Unë nuk mendoj se në jetë, duhet të mendosh gjithë kohës sesi po të shikon bota, apo si mendon ti se do të të shikojë bota. Unë mendoj se ti duhet të jesh ashtu siç do ti ta shikosh veten.

Nëse do ta shikosh veten me flokë të shkurtër, bëji flokët e shkurtër. Nëse do ta shikosh veten me flokë të gjatë, mbaji të gjatë.”

Emina kujtoi se gjatë kohës kur e ëma ishte sëmurë dhe i ranë flokët për shkak të kimioterapisë, ndihej keq për flokët e vet të gjatë dhe të bukur. Prandaj, vite më parë vendosi t’i priste dhe t’i dhuronte për njerëzit në nevojë.

“5 vite e gjysmë më parë humba mamanë, siç mund ta dini, për shkak të kancerit.

Në muajin e gjashtë, mbaj mend se fillova të ndihesha në faj. Unë kisha flokë të bukur të gjatë. Për shkak të kimioterapisë, mbaj mend se për time më ishte e tmerrshme të mbetej pa flokë.

Kështu që, vendosa t’i prisja flokët dhe t’i dhuroja për bamirësi.”- u shpreh Emina.

https://www.instagram.com/p/BxaLK9pHqNy/

Link: https://www.instagram.com/p/BxaLK9pHqNy/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxZ7BCuHp5E/