Modelja e njohur Oriola Marashi, e cila së fundmi është bërë pjesë si modele e markës së famshme “Gues”, tërheq vazhdimisht vëmendjen e mediave rozë.
E njohur për format e saj të hijshme dhe me tiparet e bukura mesdhetare, Oriola nuk heziton që të publikojë foto mjaft tërheqëse.
Shumë e ndjekur nga fansat në rrjetin social Instagram, Oriola Marashi reklamon punën e saj, por edhe ndan momente nga përditshmëria.
Së fundmi Oriola ka vendosur që të urojë publikisht, “make up” artisten e njohur Sellma, pasi sot feston ditëlindjen.
Por urimin Oriola ka vendosur që ta bëjë ndryshe nga shumë personazhe të tjera publike, pasi e ka uruar Sellmën me një foto të saj.
Ky detaj nuk i ka shpëtuar një komentuesje e cila i shkruan: “Vendos një fotografi të saj, duke uruar ditelindjen e dikujt tjetër! Çfarë lloj postimi tip Kim Kardashian është ky? Megjithatë ti shkëlqen!”
Ndërkohë që Oriola ja ka kthyer duke qeshur: “Është make up i saj!”
Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxcgHaIBdgp/