ShowBiz

Ilda Bejleri përlotet në emision, çfarë ndodhi me moderatoren

Moderatorja e emisioneve sportive, Ilda Bejleri, ishte e ftuar tek “Rudina”, ku ndër të tjera foli për fëmijërinë e saj.

Teksa fliste për këtë temë, Ilda u shpreh se ka ruajtur shoqërinë me miket e saj të vjetra dhe një prej tyre quhej Fationa. Shoqja e saj i kishte dërguar një letë që e përloti Ildën.

“Përshëndetje Ilda, shoqja ime e fëmijërisë. Bashkë kemi ndarë momente dhe kujtime fëmijërie të paharruara. Ne patëm një jetë fëminore të larmishme, të bukur e të mbushur me gjallëri, kujtime të cilat më sjellin nostalgji. Më bëhet shumë qejfi teksa shikoj që ke mundur të realizosh dhe përmbushësh me sukses objektivat e tua. Uroj përzemërsisht arritje të tjera në rrugën e suksesit. Përqafime të ngrohta“, ishte letra nga mikesha e Ildës.

Kjo gjë e përloti shumë moderatoren, u shpreh se të gjithë njerëzit që i kanë qëndruar pranë dhe e kanë mbështetur që në fillim i mban në zemër.

“Është shumë emocionuese. Unë të gjithë njerëzit që kanë qëndruar pranë meje, që më kanë mbështetur në fillimet e mia i mbaj në zemër. Jam shumë mirënjohëse për njerëzit që më kanë dashur me zemër dhe një ndër to është Fationa”, u shpreh Ilda e përlotur.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=_5lHggiScn4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxfP7YIj95z/