Një plagosje me armë zajrri ka ndodhur ditën e sotme në lagjen Dardanian në Prishtinë.
Policia ka konfirmuar se ka mbetur i plagosur menaxheri i shtëpisë diskografike “On Records”, Met Elshani, i cili menaxhon ndër të tjerë edhe reperin Fero.
Sipas “Indeksi Online”, Elshani ka marrë dy plagë me armë zjarri në këmbë.
Në një njoftim për shtyp policia ka konfirmuar se: sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën ( i plagosur nga arma e zjarrit) :
M.E, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri (revole) .
Personat e arrestuar:
o Sh. C mashkull , 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
o L. K mashkull , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
o Xh. B mashkull , 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
ndodhen në objektet policore ku po intervistohen, ndërkohë që i dyshuari i katërt:
o A.K mashkull , 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndodhet në tretman mjekësor, nën përkujdesjen e policisë.
Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bxj8q1aDn6l/