Këngëtarja Jonida Maliqi është kualifikuar mbrëmjen e kaluar në finalën e madhe të “Eurovision 2019” që po zhvillohet në Izrael.
Pas perfomimit të 18 këngëve në Gjysmëfinalen e dytë të kompeticionit më të madh të këngës në Europë, këngëtaja Jonida Maliqi u votua për të marrë pjesë në finalen e madhe.
Shqipëria këtë vit u prezantua nga këngëtarja Jonida Maliqi, e cila bëri një interpretim perfekt të këngës “Ktheju Tokës”, të cilën e ka kënduar në gjuhën shqipe.
Këto janë 10 shtetet që kaluan në natën finale të “Eurovision”.
-Maqedonia Veriore,
-Holanda
-Shqipëria
-Suedia
-Rusia
-Azerbajxhani
-Danimarka
-Norvegjia
-Zvicra
-Malta
Kujtojmë se finalja e madhe do të zhvillohet me datë 18 Maj në Tel Aviv.
https://www.instagram.com/p/BxiXsYznrnm/
Link: https://www.instagram.com/p/BxiXsYznrnm/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxiULfWnXGL/