ShowBiz

Zërat për ndarjen nga Nora? Robert Berisha tregon të vërtetën

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi dhe këngëtari Robert Berisha, janë vazhdimisht pjesë e mediave rozë dhe komentohen shumë për marrëdhënien e tyre në çift.

Megjithatë shpesh hërë në mediat rozë është përfolur për ndarjen e çiftit, siç ndodh shpesh me personazhet e njohur publike.

Ditën e sotme Robert Berisha ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit në T7, #gjesi, ku ka sqaruar këtë çështje.

Këngëtari ka mohuar ndarjen duke thënë se të gjitha lajmet që shkruhen për ta, bëhen vetëm për klikime dhe se në këtë mes nuk ka asgjë të vërtete.

῝Po çka edhe nëse qëndron, është bre krejt normale edhe me u nda, ama nuk ka asgjë të vërtetë. Ata që shkruajnë ishalla veç ua shohin hajrin pareve që i fitojnë prej atyre klikimeve. Uroj që të fitojnë dhe mbajnë fëmijët me ato lek. Çdo gjë është mirë, të këqijat meren vesh shumë shpejt”.- u shpreh Roberti.

Link: https://www.youtube.com/watch?time_continue=1454&v=Pz1PO_6TyQA

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxiDzJ0lsMG/