ShowBiz

Detaji personal që nuk u vu re tek klipi i ri i Silva Gunbardhit

Këngëtarja e njohur Silva Gunbardhi publikoi projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Baba”, një këngë dedikur dashurisë ndaj babait.

Më nje tekst prekës dhe videoklip shumë të ndjerë, Silva ka ditur që të mëshirojë së bashku babain, djalin edhe bashkëshortin e saj këngëtarin Dafi.

Videoklipi i këngës është krijuar si një histori ku në fokus është djali dhe babai, ndërkohë që vihet re përkujdesja e babait ndaj të birit.

Në fund të klipit shfaqet edhe partneri i këngëtares, i cili po luan më djalin e tij të vogël, një moment personal ky që Silva e ka ndarë për të gjithë dashamirësit e muzikës së saj.

Sapo doli kènga “BABA” si një dedikim për të gjithë ata që sot ndjehen të plotë si baballarë dhe si një homazh dashurie e pafund për etërit që nuk janë më midis nesh…
Ju pèrshèndes dhe falenderoj pèr gjithè mbèshtetjen e pakufi qè mè jepni! Ju dua! ArkivaShqip, Alsked Rrenja, Anastas Nika, Ymer Nurka, MAX Production Albania, Maldin Avduli, Afèrdita Shehi.”– shkruan Silva Gunbardhi në Fecebook.

Link dhe burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=RA2WZRiwNwk