Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana Fejzullahu janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt.
Sot partnerja e këngëtarit, Ariana Fejzullahu feston ditëlindjen dhe ka ndarë më ndjekësit e saj një foto ku i duket barku i rrumbullakosur.
Fashionista e cila ndiqet shumë në Instagram, shfaqet e veshur me një fund ngjyrë nude që i tregon lehtësisht barkun e rrumbullakosur.
https://www.instagram.com/p/BxmYzVGB_Zs/
Ndërkaq Ermali e ka uruar publikisht partneren e tij duke i thurur fjalët më të bukura, që çdo femër do të ndihej e lumtur.
“Ndodh si sot qe une te bi ne kujtime dhe kuptoj, qe jam njeriu më me fat , sepse kam ndarë jetën me gruan më te mrekullueshme qe kam njohur. Urime ditëlindjen ..”- shkruan Ermali.
Ndërkohë që është zbuluar edhe gjinia e foshnjes që do të lindë. Ermali dhe Ariana do të bëhen prindër të një vajzë.
Kujtojmë se çifti ka 3 fëmijë, dy vajza që quhen Buna dhe Era, dhe një djalë që quhet Art.
https://www.instagram.com/p/BxmRFwKBo-Y/?utm_source=ig_embed
Link: https://www.instagram.com/p/BxmYzVGB_Zs/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxR2jOThaWO/