Ajo është një nga moderatoret më të njohura në vendin tonë dhe për vite me rradhë në ekran ka rrëmbyer zemrat e publikut.
Po flasim për Arbana Osmanin, e cila mund të themi është një nga ikonat e televizionit “Top Channel”, pasi qysh në fillim të karrierës është njohur me këtë televizion.
Së fundmi moderatorja ka dhënë një lajm të papritur për ndjekësit e saj në Instagram, pasi ka bërë me dije se po kalon ditët e fundit në Top.
“Ditët e fundit në Top, e lodhur por e lumtur”- shkruan Arbana në Instagram.
Kjo ka nxitur komentet e shumta të ndjekësve, të cilët e kanë pyetur moderatoren nëse do po ikën përgjithmonë!
Por Arbana i ka qetësuar fansat, pasi shkruan se po ikën me pushime, ndërkohë që premton se do të rikthehet.
https://www.instagram.com/p/Bxre00LlOPq/
Link: https://www.instagram.com/p/Bxre00LlOPq/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bw5KK_2AgDN/