ShowBiz

Lajmi se Arbenita është shtatzënë, Fero zbulon si reagoi kur e mori vesh

Mjaftoi një shaka e Arbenitës në Instastory disa muaj më parë duke mbajtur dorën e saj te barku dhe lajmi që ajo ishte shtatzanë, mori dhenë.

Edhe pse çifti e hodhi poshtë këtë aludim të fansave, i ftuar në “E Diell”, Fero rrëfeu se si reagoi kur mori vesh lajmet.

“Kur e kam parë këtë lajm kam qeshur. Nuk më zuri frika sepse është shumë normale që kjo të ndodhë për të gjitha çiftet e shoëbizit. Edhe pse jam i ri, sërish jam i përgjegjshëm”, shpjegoi reperi.

U duk fare qartësisht sportiviteti më të cilin Fero e kishte përjetuar këtë situatë të cilën ai e vazhdoi më tej duke shpjeguar se: “Nuk është koha ime tani që të bëhem prind, kam nevojë të fokusohem në karrierë, tek fansat e mi, tek njerëzit që duan ta dëgjojnë muzikën time. Unë nëse vendos të bëhem baba, nuk do kem mundësi të merrem me të gjitha këto, ndaj tani për tani jam i fokusuar vetëm në karrierë”.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Fha4nufAg_4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsgDjeEH86c/