ShowBiz

Xheison pyet Aurelën: “Unë do transferohem në Tiranë, po ti u mërzite kur ike nga ‘Llatatundi’?

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, ka qenë e ftuara e dytë mbrëmjen e kaluar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.

Aurela u është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve, të cilët kanë bërë që këngëtarja të tregojë disa nga “sekretet e saj”.

Vogëlushi Xheison Bafti, i cili është një nga fëmijët më të komentuar në rrjetet sociale, e ka pyetur Aurelën nëse u mërzit që u largua nga Llakatundi, dhe përgjigja e Aurelës ka qenë mjaft domethënëse.

Xheisoni: Mami më ka thënë që pas pak unë dhe familja ime do transferohemi në Tiranë. Po ti a u mërzite kur ike nga Llakatundi?

Aurela Gaçe: Ashtu siç Llakatundi kurrë nuk iku nga unë, edhe Mushqetaja jote s’ka për të ikur ndonjëherë.

Do më këndosh një këngë nga Vlora?

Aurela Gaçe: Unë i jam mirënjohëse që më dha mikrofonin për herë të parë, isha 4 vjec e gjysmë. Ai është Rreshat Osmani, ai besoi tek unë dhe më nxorri në festivalin e fëmijëve.

A ke ndonjë shoqe të ngushtë ti?

Aurela Gaçe: Nuk jam mërzitur asnjëherë me shoqet e mia. Eli Fara është mikesha ime, por me Elin miqësia ka lindur kur kam qenë rreth 20 vjeç, por kam një shoqe me të cilën jam rritur në Llakatund të Vlorës. Janë të rralla këto miqësitë e vërteta dhe duhet t’i mbajmë sa të kemi mundësi.

E keni qejf detin?

Aurela Gaçe: Detin e kam kaq shumë qejf, e vërteta është që mua më zë deti shumë në udhëtime me anije. Jam njeri delikat.

Sikur mos ishit këngëtare, çfarë do bëheshit tjetër? Po të ishe miss çfarë do bëje?

Aurela Gaçe: Do bëja fëmijë të bukur kështu siç i kam bërë edhe pa qenë miss.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=eXjOlLSPuds

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxnZpJtHEzv/ https://www.instagram.com/p/BxsxnUDBr1z/