Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më të dashura të showbizzit shqiptar, të cilët admirohen, jo vetëm për muzikën e tyre, por edhe për marrëdhënien që kanë në çift.
Dy artistët e njohur, janë prej vitesh bashkë dhe madje janë bërë prindër të vogëlushes Ameli. Por çifti i njohur siç duket ka edhe një ‘merak’ që lidhet me dasmën.
Të pyetur për këtë temë, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree”, gazetari Eraldo Rexho e ka ngacmuar Miriamin duke e pyetur se kur do të martohen.
“Do të vijë edhe ajo së shpejti. Mos u shqetëso!”, është përgjigjur Miriami, duke lënë të kuptohet se së shpejti mund të kemi një dasëm në horizont.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=Q_bdE58Mo-I
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bv9jZaBBOy-/