Mbrëmjen e kaluar, në emisionin “Soiree”, ishin të ftuar miq dhe familjarë të këngëtarit të njohur Alban Skënderaj, ku rrëfyen disa të pathëna për kantautorin e njohur.
I ftuar special në këtë mbrëmje, ishte edhe babai i Albanit, Qerim Skënderaj, i cili ka folur për raportin e tij me këngëtarin, por jo vetëm.
“Kë ke nusen më të mirë?”- është pyetur në një moment babai i këngëtarit, nga moderatorja Jonida Shehu, i cili me përgjigjen e tij ka zbuluar edhe për raportin me Miriamin.
“Kjo është një pyetje shumë intriguese. Për mua janë të gjitha njësoj, duke pasur secila veçoritë e tyre. Marrëdhëniet e mia më to janë si baba me të bijën, veçanërisht për ato atje e kam ndjerë këtë lloj detyre sepse i kanë munguar prindërit e tyre. Ndërsa raporti me Miriamin ka edhe diçka tjetër, se përveç këtij raporti unë komunikoj me Miriamin edhe në fushën artistike.”- u shpreh ai.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=Q_bdE58Mo-I
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxsRd2fnhVt/