ShowBiz

Pas skandalit të mashtrimit, Loredana merr vendimin drastik

Pak javë më parë në mediat rozë bëri bujë lajmi i arrestimit të reperes shqiptare Loredana Zefi nga autoritet zvicerane, pasi akuzohej për mashtrim ndaj një çifti zviceran së bashku me vëllain e saj, duke iu zhvatur afro 1 milionë franga.

Lajmi dhe historia e çiftit u bë e ditur nga një media prestigjoze zvicerane, ku tregonte në mënyrë të detajuar, se si Loredana dhe vëllai i saj mashtruan çiftin zviceran.

Së fundmi Loredana ka vendosur që të ndërmarrë një vendim, që nuk do ti pëlqejë dhe aq shumë fansave të saj, pasi ka vendosur që të anulojë koncertet.

“Unë sot fatkeqësisht do ju jap një lajm jo të mirë. Kam anuluar të gjitha festivale. Natyrisht unë isha duke pritur për të festuar me ju, por tani është momenti i gabuar dhe shpresojë se ju do të keni mirëkuptim për këtë“, ka deklaruar Loredana.

Reperja ka kërkuar nga fansat mirëkuptim dhe kohë deri sa këto gjëra të rregullohen. Gjithashtu Loredana ka përmendur se asaj i duhet të jetë e qetë pasi ajo tani është edhe nënë e një vajze 5 muajshe.

https://www.instagram.com/p/BxxQK8_Fo8I/

Link: https://www.instagram.com/p/BxxQK8_Fo8I/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxU4BJdl8ue/