ShowBiz

U bë baba një vit më parë, Eno Popi rrëfen “pengun” me vajzën

Moderatori i njohur shqiptar Eno Popi dhe bashkëshortja e tij Atena, u bënë prindër për herë të parë, një vit më parë.

Me rastin e 1-vjetorit të vogëlushes më emrin Liv, Eno vendosi që të prezantonte për herë të parë më publikun, duke rrëfyer edhe ndjesitë e tij si baba.

Në një intervistë për revista “Who”, moderatori ka zbuluar edhe pengun e vetëm që i ka mbetur me lindjen e vajzës. Në momentin kur vogëlushja ka ardhur në jetë, Eno nuk ka qenë i pranishëm gjatë lindjes së saj, peng të cilin sipas tij nuk e kthen dot pas.

“Liv erdhi tek ne pas një periudhe të vështirë për mua dhe siç jeta është ciklike, ishte dielli që mungonte në familje. Kur lindi, unë nuk isha fizikisht pranë saj, një ndjesi që m’u desh ta përjetoja nga larg. Ishte një nga vendimet më të vështira për mua, që më ka peshuar pafund në ndërgjegje muajt pasardhës. Pengje të tilla, mbeten aty dhe nuk e kthejnë dot kohën pas.”- ka rrëfyer Eno.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxzIVirnKDo/