Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë zyrtarisht burrë dhe grua. Çifti i njohur kurorëzoi me martesë dashurinë e tyre 12-vjeçare në një ishull të pabanuar dhe larg vëmendjes mediatike.
Ka qenë vetë Miriami dhe Albani që kanë ndarë për ndjekësit e tyre në Instagram, pamjet përrallore të kurorëzimit të martesës, ndërkohë që e pranishme ishte dhe vajza e tyre Ameli.
“PO! U deshen 12 vite qe te quheshim zyrtarisht Burre e Grua por ne zemer kemi qene dhe jemi ende ata dy te rinj endrrimtare qe pertej ceremonive gjithmone e kane ndjere thelle ne shpirt se jane bere per njeri-tjetrin.
U deshen 12 vite te thonim PO perpara Zotit dhe njerezve qe na duan por ne te vertete zemrat kane thene pergjithmone PO nga momenti i puthjes se pare!
U deshen 12 vite te vishnim kostumin dhe fustanin e nuserise e te shkembenim unazat kur nderkohe kemi jetuar nen lekuren e njeri-tjetrit cdo gezim e hidherim dhe kemi ndare cdo te mire e te keqe qe jeta na ka ofruar.
Fati dhe shpirti donin qe ky moment i shenuar te merrte jete pikerisht aty ku ne vitin 2013 ai propozim i pazakonte na la per pak pa fryme te dyve, por kete here jo ne boten e magjishme nenujore por vetem pak metra me larg, ne siperfaqen e nje ishulli te pa banuar. Nje pike e bardhe ne mes te oqeanit. Zhveshur nga te gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukurite perrallore qe ka krijuar dora e Zotit.
Duhet te prisnim 12 vite qe kjo dite te merrte kuptimin e plote te saj me prezencen e engjellit tone, Amelise.
PO … deri sa vdekja te na ndaje!”- shkruan çifti i njohur.
https://www.instagram.com/p/Bx64V08ASj9/
Link: https://www.instagram.com/p/Bx64V08ASj9/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxUkJefgkuy/