Puntata e fundit e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, ishte surprizuese për moderatoren e emisionit Arbana Osmanin. Moderatorja e njohur për publikun u surprizua nga dy njerëz shumë të rëndësishmë në jetën e saj, siç janë gjyshërit.
Teksa fliste për lidhjen e ngushtë me gjyshërit e saj Arbana u përlot, ndërkohë që ndau edhe një moment për prindërit e ish-burrit të saj.
Duke përmendur rëndësinë e gjyshërve në rritjen e nipërve dhe mbesave, Arbana u shpreh:
“Jam shumë e lumtur që djali im Joni ka katër gjyshër të mrekullueshëm…”, duke treguar kështu se ruan marrëdhënie shumë të mira me prindërit e ish-bashkëshortit.
Kujtojmë se Arbana Osmani dhe ish-partneri i saj Ardit Kero i dhanë fund martesë së tyre 16-vjeçare, ndërkohë që janë prindër të një djali 3-vjeçar.
Nga ana tjetër Arbana Osmani, përflitet se ka filluar një marrëdhënie me regjisorin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=HZ3ncKw7kYs&t=1145s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx2QK50guzB/