Pak javë më parë Diellza Kolgeci dhe partneri i saj basketbollisti Fisnik Rugova, u bënë prindër për herë të parë të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin e bukur Helena.
Por siç duket, modelja si çdo nënë e re ka hasur vështirësitë para me këtë aventurë të re. Në një intervistë për telegrafi.com, Diellza është shprehur se momentalisht po kalon momentet më të rënda të jetës dhe njëkohësisht më të lumturat.
“Është ndjenjë që vërtet vështirë mund të përshkruhet, por mund t’ju them që jam duke kaluar momentet më të rënda të jetës time pasi që çdo gjë dua ta bëj perfekt dhe në të njëjtën kohë momentet më të lumtura të jetës time. Aspak e lehtë, netët pa gjumë, e lodhur, por gjatë ditës Helena më jep një superenergji”, ka pohuar ajo.
Ndërkaq, momenti më i lumtur për ish-miss-in shqiptar ka qenë ai kur ka parë për herë të parë fytyrën e të voglës së saj.
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10161885662085615&set=pb.710880614.-2207520000.1559202730.&type=3&theater