Aktualitet

Modelja iraniane përfundon e pastrehë dhe azilkërkuese në Francë

Negzzia, një modele iraniane, po kërkon azil politik në Paris, pasi në vendin e saj të origjinës akuzohet për përhapje të kulturës anti-islame.

29-vjeçarja ka përfunduar refugjatë në Francë, pa familje, pa para dhe e pastrehë. Në një intervistë për mediat franceze, modelja e cila ka pozuar më te brendshme tregon: “Në Iran mund të pozosh për foto mode, vetëm se unë nuk u tregova e kujdesshme”.

Negin Ahm, sot jeton në Paris në pritje të statusit të refugjatit. Burokracitë e gjata për qëndrim të ligjshëm në Francë e pengojnë që të punojë si modele, megjithatë shpreson që dokumentet të mbërrijnë sa më shpejt.

Shumë fotografë dhe modele janë arrestuar dhe dënuar me burg në Iran.

Link: https://www.france24.com/fr/video/20190529-negzzia-mannequin-iran-sdf-a-paris

Burim i fotos: https://www.instagram.com/p/BxuP09-nmCQ/