ShowBiz

“Sot është një ditë e hidhur helm!”, Agron Llakaj bën dedikimin prekës

Ditën e djeshme Muhamet Lika, një nga Parodistët e Vlorës, ikonë e humorit, ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë.

Ishin të shumta figurat publike që shprehën keqardhjen për, humbjen e artistit shqiptar. Një ngër to, aktori i humorit Agron Llakaj ka bërë një dedikim prekës për kolegun e tij.

“Sot eshte nje dite e rende, e hidhur helm dhe e trishtuar. Lajmi qe ti Meti i dashur u ndave nga ne, jo thjesht me beri te mos i mbaj lotet, por humbja eshte e madhe, jo thjesht fizike per ty Meti i dashur, por per humorin shqiptar dhe per te gjithe shqiptaret qe humbem nje humorist te rralle, familja njeriun e dashur dhe Vlora nje nga legjionaret e humorit shqiptar. ‘Ata jane kater… Mosketieri i pare na la’. Lamtumire Meti i dashur…”- shkruan Agron Llakaj.

https://www.instagram.com/p/ByGDvXCAAE2/

Link: https://www.instagram.com/p/ByGDvXCAAE2/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByGae4PgKIh/