ShowBiz

I jep fund beqarisë, dalin detaje nga ceremonia luksoze me 300 të ftuar e Gaz Pajës

Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja do ti japë fund beqarisë mbrëmjen e sotme në një ceremoni luksoze, ku do të kurorëzojë dashurinë me partneren e tij Ira Seferi.

Por edhe pse nuk kishte bërë publike një datë të ceremonisë së vërtetë të martesës me partneren e tij Ira Seferi, “Panorama Plus” ka mësuar disa detaje nga dasma VIP.

Të ftuarit kishin disa ditë që morën ftesat e babait të njohur, Luftar Paja, dhe nënës së tij, ku mbi 300 miqtë e përzgjedhur i ftojnë të marrin pjesë në dasmën e djalit të tyre me bionden shumë simpatike, një vajzë e panjohur në publik.

Me kostumet e dizenjuara nga stilisti Joni Peçi, Gazi do të jetë në stilin “haute couture”.

Muzika do të jetë një miks e të gjitha trevave të Shqipërisë dhe, natyrisht, që për ceremoninë do të respektohen të gjitha fazat, që nga koktejli i pritjes së të ftuarve, kulminacioni me djegien e shamisë së beqarit, momenti i tortës dhee puthjes së çiftit dhe patjetër që do të ketë dhe mbyllje ekzaltuese siç është heqja e kravatës dhe argëtimi pa frena.

Nuk dihet nëse Gazi do të postojë video live apo “Story” në “Instagram” nga ceremonia, edhe pse këtë nuk e bëri as me festën e beqarisë.

Link: https://www.instagram.com/p/Bx8VpWNA43hYhUhkkCDdIbLi7716O9kPeSYw4U0/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsEdrexhohj/