Ish-banorja e Big Brother, Xhensila Pere është një nga personazhet e showbizzit shqiptar e cila shpesh herë vihet në qendër të mediave rozë. Një një intervistë të fundit për “Panorama Plus”, Xhensila ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj private.
Ish-banorja madje ka treguar se dëshiron të sjellë në jetë një fëmijë edhe nëse në jetë nuk vjen ‘i duhuri’.
“Prej shumë kohësh jam single, zgjedhje e imja. Kam filluar të mësohem dhe të më pëlqejë të jem vetëm, duke bërë gjërat e mia pa u penguar nga askush. Madje, nëse nuk vjen ‘i duhuri’, mund të jem edhe një nënë single”, është shprehur Xhensila.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxxeAOUna97/