Pas mbylljes së suksesshme të sezonit të emisionit “Dua të të bëj të Lumtur”, moderatorja e dashur për publikun Arbana Osmani ka nisur pushimet verore në ishujt e Greqisë.
Ndërkohë që nuk ka hezituar që të postojë foto, ku duket shumë e lumtur, ndjekësit po aludojnë se Arbana gjendet në pritje të ëmbël për herë të dytë.
“Vazhdo jetën ashtu si e ndjen zemër, mos dëgjo çfarë thonë. Arbana, të jesh mirë me shëndet dhe të daltë fëmija shëndoshë e mirë. Të përqafoj fort”– i ka shkruar një ndjekëse.
Ky koment është pasuar nga një sërë pyetjesh, ku shfaqet dukshëm habia. “Pse, qenka prapë shtatzënë?”– ka komentuar një tjetër ndjekëse.
Kujtojmë se Arbana Osmani është mama e një djali me emrin Jon, i cili është frut i dashurisë së saj disavjeçare me ish bashkëshortin Ardit Kero.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByLPcxfgQ_b/