ShowBiz

“Çfarë dashurie!”, Almeda shfaq portretin e plotë të djalit

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i famshëm truk Tolgahan Sayisman, pak javë më parë, u bënë prindër për herë të parë të një djali të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë Efehan.

Dy prindërit e rinj, u shprehën shumë të emocionuar në media pas lindjes së djalit dhe nuk hezituan që të rrëfenin emocionet e ardhjes në jetë të vogëlushit.

Ndërkaq së fundmi Almeda Abazi, ka publikuar dy foto më të voglin e saj dhe mund të themi është një mrekulli.

“Çfarë dashurie”- shkruajnë komentuesit krahas fotove të adhurueshme të ish-missit shqiptar.

Kujtojmë që prej kohësh, modelja Almeda Abazi, jeton në Turqi së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur Tolgahan Sayisman turk.

https://www.instagram.com/p/ByU_qrOlUkX/

https://www.instagram.com/p/Bx5dJHaHDo5/

Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByU_qrOlUkX/ https://www.instagram.com/p/Bx5dJHaHDo5/