ShowBiz

“Padrejtësi, nuk i dhatë lekët”, Orinda Huta reagon pas incidentit në emision

Çdo të dielë moderatorja Orinda Huta së bashku me partnerin e saj Turjan Hysko prezantojnë emisionin “Porta e Fatit”, një emision, ku pjesmarrësit mund të fitojnë para, gjithmonë nëse kanë fat.

Së fundmi gjatë transmetimit të emsionit, ndodhi një incident, pasi një zotëri u shpall fitues, por vetëm për pak minuta, pasi u zbulua se çelësi me të cilin hapi kutinë, nuk ishte i duhuri. Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit në rrejtet sociale, të cilët kanë gjetur rastin ti shkruajnë Orindës dhe kjo e fundit ka pasur një përgjigje.

“Padrejtësi i bëtë ishte ai s’e po të isha unë do i merrja. Nuk me duhet s’e ngatërrohen çelësat. Por, si gjithmonë kush e gjeti të drejtën në këtë vend që ta gjejë ai i gjori”, i ka shkruar komentuesja në postim Orindës.

Moderatorja i është përgjigjur: “Është e parashikuar në rregullat e lojës zonjë. Në rast problemesh të tilla, loja përsëritet. Ndryshe nuk kishte pse të ishin përfaqësues të AMLF apo Lotarisë. Ti po thua që t’i hiqej e drejta 3 të tjerëve? Megjithatë po ju them që Lotaria Kombëtare dhe Tv Klan janë treguar bujarë me të. Për më tepër na ndiqni të dielën”.

Po ashtu një tjetër komentues i shkruan: “Jeni shumë të mire, po këtë javë e bëtë pak lëmsh muabetin më ata çelesat, e padrejtë ishte për atë zotërinë e parë që zgjodhi!!”

Ndërkaq Orinda nuk ka hezituar që ti përgjigjet sërish: “Po atehere c’vlere ka qe ne i provojme te gjithe celsat qe jane ne loje nese hapet vetem me njerin prej tyre? Duhet te jemi te drejte me te gjithe. Nuk mund ti zihet bese objekteve te cilat edhe mund te demtohen nga ndonje presion i ushtruar. Mezi i zihet bese njerezve e jo me objekteve. Ishte situate qe nuk na lumturoi, perkundrazi ishte edhe e papritur.”

Incidentin me zotërinë mund ta shihni në minutën e 15-të.

https://www.instagram.com/p/ByU1Wwjgkvd/

Link dhe Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=ydPn81CYB3M