Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, është ndarë nga i dashuri i saj Isaac Carew 18 muaj pas pajtimit. Sipas të përdisthmes britanike “The Sun”, 23-vjeçarja i dha fund lidhjes së saj këtë të martë.
Dua Lipa dhe partneri i saj Isaac Carew, filluan të shoqëroheshin së bashku në vitin 2013 dhe për 3 vjet e gjysëm ato qendruan në një lidhje, por më pas u ndanë. Në janar të viti 2018, Dua dhe Isaac u rikthyen sërish së bashku.
Një burim tha për “The Sun”: “Dua dhe Isaku kanë luftuar me të vërtetë për të qenë bashkë.”
“Ata donin t’i bënin gjërat të funksiononion dhe gjërat ishin të mirë mes tyre për një kohë, por ato siç duket nuk kanë më kohë për njëri-tjetrin.”- thotë një burim tjetër.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxVNWE-FPwN/