Këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj, megjithëse prej vitesh është tërhequr nga projektet muzikore, vijon të mbetet në qendër të mediave rozë.
Afërdita, e cila jeton në Amerikë, është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.
Prej kohësh Afërdita Dreshaj është martuar me bashkëshortin e saj hokeistin çek Jakub Kidl. Së fundmi ajo ka shuar një kuriozitet për ndjekësit e saj, duke treguar sesi është njohur me bashkëshortin e saj.
Sipas këngëtares, shkak për njohjen e saj më bashkëshortin, ka qenë pikërisht e motra, Jehona Dreshaj.
“Unë e kam takuar atë në ditëlindjen e Jehona Dreshaj, ne kishim dalë për të ngrënë sushi dhe ai ishte atje”, i është përgjigjur Afërdita një prej ndjekësve.
Link: https://www.instagram.com/stories/aferditadreshaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvzTV4QlWip/