Modelja ruse Kinsey Wolanski, e cila me vrapin e saj të famshëm gjatë finales së Champions League, rrëmbeu vëmendjen e mediave boterore për pak çaste, ka zhvilluar një intervistë së fundmi.
Në një intervistë për The Sun, modelja me origjinë ruse ka treguar gjithçka ndodhi natën e 1 qershorit në Madrid dhe ngjarjet pasi ajo hyri në fushë duke u parë nga e gjithë bota.
“Për momentin po mendoj të dal në pension kur të jem 30 vjeçe sepse do të kem para mjaftueshëm. Kapërcimi në fushën e finales së Champions League do të më ndihmojë ta arrij këtë. Po planifikoj të bëj kalime të tjera të mëdha që të rris profilin tim”, tha fillimisht 22-vjeçarja.
Kinsey ka treguar edhe disa detaje të tjera pas arrestimit nga policia dhe reagimet nga familja e saj, aq më tepër që babanë e ka polic në Los Angeles.
“Sigurisht që nuk iu kisha treguar se çfarë do të bëja, por ata nuk janë surprizuar sepse e dinë se si jam unë. Babi u ngushëllua me faktin se kisha veshur diçka dhe nuk isha tërësisht lakuriq”, shpjegoi ajo.
Më tej modelja zbuloi se ka marrë disa mesazhe flirtuese nga lojtarët e Liverpool, edhe pse nuk pranoi të flasë me emra, shkruan telesport.
“Nuk do të zbuloj emrat, por disa nga lojtarët e Liverpool më kanë dërguar mesazhe flirtuese pasi hyra në fushë. Njëri më dërgoi disa zemra, e një tjetër më tha se më kishte parë në fushë. Sinqerisht nuk i njihja ata derisa pashë profilet e tyre. Nuk iu përgjigja sepse unë e kam një të dashur”, shtoi Kinsey.
Link: https://www.thesun.co.uk/sport/9251905/champions-league-streaker-kinsey-wolanski-flirty-messages/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByVpd0vpxDl/