Ish-Miss Shqipëria, Valbona Selimllari, ka rrëfyer një histori mjaft tronditëse nga jeta e saj. E ftuar në “Xing me Ermalin”, Valbona ka treguar momentet e saj më dramatike në jetë, ku në vitin 1997, dy djem kanë tentuar ta përdhunojnë në hyrje të pallatit ku banonte.
“Unë kam jetuar në kohën kur kishte shumë trazira në Tiranë, nga vitet ‘94 në ’97 ka pasur situata të tmerrshme. Shpeshherë dilnin djemtë në rrugë dhe ngacmonin vajzat. Kanë ndodhur përdhunime, vjedhje dhe raste të dhimbshme.
Më ka ndodhur dhe mua. Kthehesha nga teatri në ’97 dhe para se të futesha në shtëpi në rrugë më dalin dy djem. Njëri nga ata më pyeti si e ke emrin. Ç’të duhet emri im ty i thashë. Më qëlloi me grusht dhe mu errën sytë. Për fat të mirë unë kam qenë gjimnaste dhe krahët i kam shumë të fuqishëm. U përmenda dhe e lashë të më çonte deri te cepi i pallatit.
Se ai nuk donte ta bënte në rrugë atë gjë që kishte ndërmend të bënte. I thashë që të ka qëlluar me njeriun e gabuar dhe nuk mbaj mend si e rraha, por di që e vura poshtë këmbëve të mia, gjurin mbi kurriz dhe e mbaja nga krahët që të mos ikte. Në një moment dëgjova që kishte njerëz dhe shkëputa vëmendjen.
Ai gjeti rast dhe iku. Më mbeti xhupi dhe çelësat e tij në dorë. E kam pritur fshehur tek shkalla deri në 3 të natës me idenë që do kthehet të marrë çelësat. Por për fatin e tij të mirë nuk u kthye, ndryshe do kishte ngrënë një dru tjetër dhe do kishte qenë në burg”, tregoi Valbona.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=brYwsoRYijg
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bpp4A4TAum3/