ShowBiz

Pas ndarjes nga djali i Jozefina Topallit, Eva Murati flet për ngacmimet nga futbollistët

Eva Murati është një ndër moderatoret më të dashura e më simpatike të ekranit shqiptar. Ajo ka tërhequr gjithmonë vëmendjen mediave për shkak të bukurisë së saj, por jo më pak është diskutuar edhe lidhja e saj me djalin e ish-kryetares së Parlamentit të Shqipërisë, zonjës Jozefina Topalli.

Një vit më parë në mediat rozë u publikua lajmi se Eva Murati, është ndarë nga Genar Topalli, lajm për të cilin të dyja palët vendosën që të heshtin. Megjithatë që prej asaj kohë dyshja nuk është parë më bashkë në publik.

Por e ftuar në emsionin “Thumb”, moderatorja është treguar e rezervuar në interevistë për sa i përket jetës personale, ndërkohë që nuk është pyetur në lidhje me Genarin. E nxitur nga moderatoret, Eva ka treguar se merr ngacmime nga futbollistët, por pa zbuluar më tepër detaje.

Merr shumë ngacmime nga futbollistët apo të ftuarit e ndryshëm që vijnë aty?

“Fatmirësisht unë atë grupin që vjen në studio, janë të njëtët analistë që vijnë gjithmonë. Megjithatë ndonjë herë kemi dhe hyrje dalje nga personazhe të ndryshme. Por jo vetëm aty, por edhe në rrethet e futbollit që kam filluar që ti frekuetoj më shpesh tashmë marr ngacmime. Përpiqem që ti shmang me stil. Në fakt binomi futbollist-gocë televizioni, në gjithë botë funksionon shumë.”- u shpreh Eva.

Kush është futbollisti me seksi në Shqipëri?

“Ka shumë”- u shpreh Eva duke mos pranuar që të thotë një emër.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=AnyC1t7-Zw8

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BTPcBHjjHHb/