ShowBiz

Si rrallë herë, Mirela Milori dhe Pirro Çako flasin për “punët e zemrës”

Ditën e djeshme gazetarja Mirela Milori dhe kantautori Pirro Çako kanë rrëfyer disa detaje nga jeta e tyre personale. Gjatë rubrikës “Për drekë me mua” me dietologen Blerin Bombaj, në programin “E Diela Shqiptare”, dy personazhet e njohur nuk u kanë shpëtuar pyetjeve për jetën private.

Një pyetje direkte ajo e Blerinës: “A je i lidhur me ndonjë gocë o burrë?!”

“Njeriu nuk është bërë për të jetuar vetëm. Të gjithë kemi nevojë për dikë. Aktualisht, jam në një shoqëri shumë të mirë. Ndihem shumë komod, shumë mirë dhe shpresoj të vazhdojë kjo gjë”, u rrëfye Pirro.

Blerina Bombaj: Nuk po pyesim me çfarë i fillonte emri asaj…!?

“Dreka e Rrëfimeve” kjo e sotmja. Pirro po ashtu vendosi të pyeste Mirela Milorin, duke e ngacmuar se si ishte me punët e zemrës….

Mirela Milori: Me punët e zemrës jam mirë. Jam vetëm, por jam qetë.

Blerina Bombaj e ngacmon më tutje, duke i thëne se njeriu ka nevojë për adrenalinë, për shqetësime.
“Kur të vijnë janë të mirëpritura“, u shpreh Mirela, “por jo shqetësime të kota“.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=pON86C1elg8

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByfO7LShf1v/