ShowBiz

“Të pëlqej më shumë e veshur apo e zhveshur?”, këngëtarja shtang bashkëshortin më pyetjen

Këngëtarja e njohur Mihrije Braha dhe bashkëshorti i saj, prezantuesi Naim Abazi, ishin të ftuar në “Këndin e së vërtetës”, në emisionin “E Diell” në Top Channel.

Ndryshe nga më parë, ku pyetjet drejtohen nga moderatorët, këtë herë çifti i këngëtarëve ia kanë drejtuar njëri-tjetrit.

Një nga pyetjet ‘spec’ drejtuar Naimit nga Mihrija ishte: “Të pëlqej më shumë e veshur apo e zhveshur?”.

I gjendur pak në siklet, këngëtari ia ka kthyer me humor duke i thënë: “Të zhveshur të pëlqej gjithmonë, por kur dalim jashtë vishu”.

Më tej Mihrija ka zbuluar se momenti i vetëm kur ka qarë ka qenë në kohët e vështira të luftës në Kosovë.

“Mbaj mend që mbështesja kokën në kraharorin e Naimit së bashku me djalin, Platorin e aty me kanë rrjedhur lotët e dhimbjes prej luftës” – ka rrëfyer e prekur këngëtarja.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=6N8xayl-6fk

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BpWd8kdjT9c/