ShowBiz

Dua Lipa irritohet me ndjekësit, mamaja e Ledri Vulës ka diçka për ti thënë

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të famshme shqiptare, e cila është mjaft e njohur në botë për talentin e saj në muzikë.

Ashtu si shumë personazhe të njohur edhe Dua Lipa, haset shpesh me komente negative, apo që e akuzojnë se përdor ‘photoshop’ në fotot e fëmijërisë për t’i bërë buzët të duken më të trasha.

“Njerëzve që thonë se përdor ‘photoshop’ në fotot e fëmijërisë që buzët të më duken më të trasha, dua t’ju them se jeni të çmendur. Nuk më besohet që po detyrohem të mbroj veten. Ju njerëz jeni jashtë kontrolli”, ka shkruar ajo bashkangjitur fotos.

Pas postimit të këngëtares, ka pasur reagime të shumta në foton e saj, të cilën e komplimentojnë. Ndër to ka shkruar edhe Xheraldina Vula, e ëma e Ledrit, i cili dikur ka qenë i dashuri i Dua Lipës.

“Ke qenë e bukur që kur ishe 1 vjeç”, ka shkruar mami i Ledrit, ndërkohë që më pas ka treaguar se dikur ka qenë fqinjë me familjen e Duas dhe e ka parë që femijë, ndërkohë që ka shtuar, se nuk ka pse të debatojë për dikë që është e bukur si brenda ashtu edhe jashtë.

https://www.instagram.com/p/Byk6kA4hD6O/

Link: https://www.instagram.com/p/Byk6kA4hD6O/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx5BzXahcMo/

https://www.instagram.com/p/Bx5BzXahcMo/