ShowBiz

Noizy i kthehet keq Olti Currit: “Rob i dështum nga jeta!”

Blogeri i njohur Olti Curri pak ditë më parë ka ironizuar në Instagram nismën e reperit Noizy për shitjen e bluzave të markës së tij, me ulje për studentët.

Kaq ka mjaftuar dhe reperi i njohur ka sulmuar publikisht Olti Currin. Ka qenë një foto e publikuar nga ky i fundit që ka nxitur reagimin e ashpër të reperit.

“Me këtë kartën e studentit e kap me ulje këtë bluzën Nike të Noizyt apo jo?”, ka shkruuar Olti në një postim.

Noizy i është përgjigjur ashpër, duke e cilësuar blogerin si njeri të dështuar.

“Olt Curri rob i dështum nga jeta. S’po të them gay, se gay esht Elton John, pastaj është zgjedhja jote jo e imja, gjithsesi për studentat është me ulje firma @illyrianbloodlineqe për 1 vit ka bërë më shum seç do bësh ti gjithë jetën me fotot qe poston nëpër Instagram me marr 50€  peace and love bro. Të fala gjitha portaleve tani.

P.s nuk isha aty me reklamu firmën time, isha për te firmos një kontratë. Por ti s’din çfarë janë kontratat, se je blogger”, ka shkruar Noizy pranë postimit ku shihet edhe fotografia e publikuar e Oltit.

Por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigjia e blogerit.

“Hahahahha Noizy e paska bo përrallën për kalamajtë që e ndjekin. Do kisha kthyer përgjigje gjërë e gjatë por të mbarojë Abetaren dhe pastaj kismet. Ato lekët në Story çoja Blerimit se mjaft luajte me lekët e huaja. Sa për seksualitetin më duket po ma lyp, por nuk të ndihmoj dot. Kalo nga Elton John meqë e kishe fiksim”, ka shkruar Curri.

https://www.instagram.com/p/ByoBhKUJ8Tp/

Link: https://www.instagram.com/p/ByoBhKUJ8Tp/

Link: https://www.instagram.com/stories/olticurri/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/ByFAAaMlcVy/ https://www.instagram.com/p/BsK59lPg6KM/