ShowBiz

Supermodelja e njohur pozon nudo në moshën 49-vjeçare

Nëse i hedhim një sy Instagramit të saj, nuk do të besonim se supermodelja e famshme Naomi Campbell është 49 vjeçe.

Diva e modës shfaqet më në formë se kurrë në fotografitë e saj ku reklamon marka të ndryshme të modës.

Së fundmi supermodelja, ka pozuar nudo, por poza ka një qëllim më të madh se sa thjesht të ekspozoj seksin.

Naomi dha një mesazh të qartë që më në fund ajo është në paqe me trupin e saj.

“U rrita duke mos u ndjerë rehat me lekurën time. Njërëzit më thërrisnin me lloj-lloj pseudonimesh. E vetmja herë që u ndjeva mirë ishte kur fillova kursin e kërcimit.U fokusova vetëm tek trupi im dhe i harrova të gjitha. Kur nisa modelimin nuk dija si të pozoja si të ecja, por bëra gjthçka që më mësuan.” – është shprehur për Vogue modelja.

Me origjinë nga Xhamajka, Naomi ka lindur në Londër, në 22 maj 1970. Në vitet ’90 ka qenë pjesëtare e atyre që quheshin “Big Six” (Gjashtëshja e madhe), bashkë me Cindy Craëford, Claudia Schiffer, Linda Evangelista, Christy Turlington dhe Kate Moss.

https://www.instagram.com/p/Byp-izsnUuc/

Link: https://www.instagram.com/p/Byp-izsnUuc/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwsC-yZHI9m/