ShowBiz

Komentatorja sportive i shkon në shtëpi Olta Gixharit, ja si e pret në 3 të mëngjesit

Qeqa Krelani është një nga komentatoret sportive më të njohura në Kosovë, e cila komenton sfidat e sportit më të ndjekur në botë.

Së fundmi, Qeqa ka mbërritur në Tiranë dhe siç ka zbuluar në Instastory, është mirëpritur nga aktorja Olta Gixhari.

Komentatorja ka mbërritur në orën 3 të mëngjesit në shtëpinë e aktores dhe është pritur me mjaft dashuri dhe përkujdes. Siç duket nga foto, Olta i ka përgatitur ushqimin mikeshës së saj dhe Qeqa nuk ka nguruar që ta falenderojë.

“Ja si të pret Olta Gixhari, në shtëpinë e saj në 3 të mëngjesit! Ti je dashuri!”- shkruan Qeqa.

Link: https://www.instagram.com/stories/qeqakrelani/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxN4ajtlSoc/ https://www.instagram.com/p/BycvuCInLaM/