ShowBiz

Nisin përgatitjet për dasmën, Jonida Vokshi dhe partneri kontradita për vendbanimin si të martuar

Pak javë më parë aktorja e njohur Jonida Vokshi, zbuloi se është në një lidhje me aktorin Besnik Krapi.

Ata janë njohur pikërisht falë punës së tyre dhe kanë disa vjet që ruajnë lidhjen e tyre nga sytë e medias. Së fundmi Jonida ka intervistuar, të dashurin e saj dhe intervista nuk kishte si të mos ndërthurte ndjesitë e çiftit.

Por ndërkohë që çifti ka nisur përgatitjet për ceremoninë VIP që thuhet se do të organizohet në Tiranë, miq të çiftit kanë treguar për “Panorama Plus” se ata tashmë janë duke diskutuar vendbanimin si të martuar, duke qenë se Jonida e ka karrierën në Tiranë, dhe Besniku në Prishtinë.

Megjithatë ende nuk dihet se kush nga të dy do të dalë i fituar, pra, Jonida do të shkojë nuse në Kosovë, sipas traditës, apo Besniku do të jetë dhëndri që do të ndjekë Jonidën në Tiranë.

Burimi fotos: https://www.instagram.com/p/Bx94emkjAL3/