ShowBiz

Në pritje të fëmijës së katërt, Ariana Fejzullahu zbulon se kur do të vijë në jetë bebi

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt.

Lajmin e bukur, e konfimori për mediat vetë Ermali gjatë një interviste, ku zbuloi se çifti do të bekohet me një vajzë tjetër.

Ditën e sotme Ariana ka publikuar një foto, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe shumë në formë.

Fashionista e cila ndiqet shumë në Instagram, u shfaq e veshur me një fustan të zi të shkurtër, ku shihet se po relaksohet në një vend turistik.

“Në muajin e pestë! Koha po kalon shumë shpejt”- shkruan Ariana krahas fotos, duke zbuluar se bebi mund të lindë në Tetor.

Çifti janë prindër të tre fëmijëve, dy vajzat Buna dhe Era, si edhe një djalë, Arti.

https://www.instagram.com/p/By14FBZh0Ds/

Link: https://www.instagram.com/p/By14FBZh0Ds/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bw_glNbBfM9/