ShowBiz

“Jam e bekuar!” Aurela Gaçe bën urimin e veçantë për njeriun e shtrenjtë

Aurela Hoxha është padyshim një nga femrat më të lakuara në mediat rozë, e cila prej disa vitesh ka qenë pjesë në emisione apo programe të ndryshme televizive.

Megjithëse së fundmi është shkëputur disi nga televizioni, Aurela është shumë aktive në Instagram, ku ndiqet nga një numër i lartë fansash.

Ditën e sotme, modelja ka bërë një dedikim special për vëllain e saj me rastin e ditëlindjes, së tij.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti i motrës! Jam shumë e bekuar që kam dashurinë, mbështetjen dhe miqësinë tënde të pakushtëzuar!”- shkruan Aurela.

Kujtojmë se prej dy vitesh Aurela Hoxha jeton në Spanje dhe sipas lajmeve në mediat rozë, bukuroshja është në një marrëdhënie me një djalë që quhet Alban. Ai prej vitesh jeton në Spanjë, ku ka edhe një biznes të tijin në fushën e hotelerisë.

https://www.instagram.com/p/By3fkskB-AN/

Burimi i fotos dhe link: https://www.instagram.com/p/By3fkskB-AN/

https://www.instagram.com/p/Byxz6qYh39d/

Link: https://www.instagram.com/p/Byxz6qYh39d/