ShowBiz

Shtoi 18 kilogramë gjatë shtatzanisë, Elita zbulon si humbi peshë

Moderatorja e njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko, para pak muajsh, u bënë prindër për herë të parë të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Zëri.

Elita është shpesh herë pjesë e mediave rozë, dhe gjithmonë jeta e saj private përben interes.

Së fundmi, moderatorja ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku u është përgjigjur interesit të tyre për jetën e saj dhe rritjen e djalit.

“Si i hoqe kilogramët e pas lindjes?”- e pyet një ndjekëse Elitën.

“17-18 kg i kam shtuar, mirëpo kur kam lindur i kam hequr shumë shpejt 12-të për shkak se Zërin menjëherë e kam ushqyer me gji, e këto të tjerat po hiqen më ngadalë”.- shprehet Elita.

Ndërkohë që për s ai përket kujdesit për vogëlushin e saj, Elita ka zbuluar se nuk mban një dado, por kujdeset vet për të.

“Nuk kam dado, kujdesem vet”, ka thënë Elita. Ndërsa për sa i përket pyetjes së përgjithshme se kujt i ngjan më shumë djali, sipas Elitës ai ka marrë nga të dy.

Link: https://www.instagram.com/stories/elita.rudi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BySaG_olDMn/