ShowBiz

Bëhuni gati të kërceni! “Ani moj e mira”, vjen ritmike nga Mili Sallauka dhe Rita Kastrati

Të gjithë e kujtojnë hitin e famshëm dhe të njohur “Ani moj e mira”, të kënduar nga grupi Elita 5 në bashkëpunim me Adelina Ismaljin.

“Ani moj e mira”, ka ardhur tashmë në një version që i përshtatet më së miri gëzimeve familjarë në versionin folk, kënduar nga Mili Sallauka dhe Rita Kastrati.

Ritmet e muzikës popullore dhe teksti i këngës, shkojnë më së miri në simfoni me këtë projekt artistik, i cili padyshim do të kthehet në hit për verën.

Link dhe burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=JMwo-4-K_tI