ShowBiz

Kejvina Kthella kthehet në “Xing”?! Reagon menjëherë Belinda

Largimi i velinës së njohur të emisionit “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella pak muaj më parë nga në mes të sezonit televiziv, bëri bujë në mediat rozë.

Megjithatë ajo shpjegoi se po largohej për t’ju drejtuar botës së modelingut jashtë vendit. Së fundmi Ermal Mamaqi ka habitur ndjekësit, pasi ka njoftuar se Kejvina do të rikthehet në “Xing”.

“Këtë të shtunë kthehet Kejvina”- shkruan Ermali, duke nënkuptuar se ish-velina do të jetë e ftuar në emision. Po ashtu në profilin e saj zyrtar në Instagram, velina aktuale Belinda Dragoti ka publikuar një foto ku shihet së bashku me Kejvinën.

“Vajzat e Xingut duke qenë vetvetja”- shkruan ajo në përshkrimin e fotos, duke treguar që të dyja do të jenë pjesë e formatit të emisionit.

https://www.instagram.com/p/By8Z8K3A51l/

https://www.instagram.com/p/By8AJEWikdW/

Link: https://www.instagram.com/p/By8Z8K3A51l/ https://www.instagram.com/p/By8AJEWikdW/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvoKkacFgqk/ https://www.instagram.com/p/BxVNgIOnTFs/