Pak ditë më parë në mediat rozë qarkulloi lajmi se në Top Channel do të rikthehej emisioni i njohur veror Summer Fest, por këtë herë nuk do të moderohej nga Luana Vjollca por nga Nevina Shtylla dhe Flor Gjini.
Ndërkohë që të gjithë po prisinin xhirimet e spektaklit që do të udhëtonte në çdo qytet të Shqipërisë, burime për “Imalbania” kanë treguar se emisioni është anuluar.
Burimet bëjnë me dije që shkak për anulimin tij janë bërë mungesa e fondeve dhe gjithashtu largimi i regjisorit të njohur në Top Channel, Ergys Lubonja i cili mësohet se pas një debati me drejtuesit e ‘Top Channel’ ka dhënë dorëheqjen.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bypl1eohlyj/ https://www.instagram.com/p/Bys1Me0gV-c/