Gjatë koncertit madhështor që mbajti në Prishtinë, këngëtari shumë i dashur për publikun Alban Skënderaj, ndau edhe lajmin e bukur se Miriami është shtatzënë dhe ata do të bëhen prindër për herë të dytë.
“Unë sot këtë këngë dua t’ia dedikoj dikujt tjetër”, tha Albani dhe i preku barkun Miriamit. Ndërkohë gjatë një intervistë për “Mirage” Miriam ka treguar se lajmin e shtatzënisë ja tha Albanit të parit.
“Ka qenë shumë i lumtur, ishte momenti i duhur, erdhi shumë natyrshëm”, u shpreh Miriami.
Këngëtarja tregoi se në ceremoninë e martesës në Maldive ishin të katërt, bashkë me bebushin.
“Shpirtërisht në mendjen time, ceremoninë e kemi pasur të katërt. Ka qenë edhe bebushi i dytë bashkë me ne në këtë gëzim të madh”, u shpreh Miriam.
Sa i përket gjinisë, këngëtarja tregoi se ata nuk e kanë mësuar ende, por nuk kanë një preferencë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=uu_26AaBiQw
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/By-JIsUlARM/