ShowBiz

Pas ndarjes nga Bora Zemani, Vin Veli në një lidhje të re?! DJ zbulon të vërtetën

DJ i njohur, Vin Veli i ftuar në emisionin “Trokit”, ka folur për karrierën e tij, jetën private dhe marrëdhënien me djalin.

Pas ndarjes nga partnerja e tij, Bora Zemani, u përfol se Vin Veli ishte në një lidhje dashurie. Lidhur me këtë ai u shpreh se “fjalët mund të mos kenë qenë të vërteta, pasi ajo që u përfol nuk ishte lidhje”.

Duke bërë shaka, Dj shtoi “tashmë është e vështirë që të dalësh nëpër qytet me një vajzë që e ke kushërirë, pasi në media përflitet menjëherë si histori dashurie”.

“Në një lidhje? S’ishte lidhje, nuk ka lidhje. Unë u shqetësova për mikeshën time që kisha në krahë. Pse duhet të dali ajo në portale, ka familje, ka të afërm. Edhe për miqtë e mi që ishin në tavolinë, në foton që doli, s’kanë lidhje me showbizz-in. Tani ke frikë të dalësh dhe me goca, imagjino të jesh me gocën e tezes”, shprehet Vin Veli.

Më tej ai foli edhe për lidhjen e ngushtë që ka me të birin, Arborin, me të cilin takohen shpesh.

Kujtojmë se Dj i njohur dhe Bora Zemani i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare në vitin 2017.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=cKpz8zoCPJw

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/By0eleGAOEn/