Psikologia e njohur Denata Toçe është bërë mama për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vet psikologia në një postim në rrjetet sociale.
Psikologia është bërë mama për herë të dytë e një djali të cilin e ka pagëzuar me emrin Sebastian.
“Sebastièn erdhi në jetë! Falenderoj Zotin qe te dy jemi mire. Lavdia i takon atij!”- shkruan Denata në Instagram.
Po ashtu edhe moderatori Ardit Gjebrea ka uruar Denatën me anë të një kartoline! Këtë të fundit e ka postuar më pas Denata në profilin e saj në Instagram:
“Me shumë dashuri ju urojmë mirëseardhjen e engjëllit Sebastien. Pastë bekimin e Zotit në çdo ditë të jetës së tij! Pastë dashurinë e të shtrenjtëve të zemrës dhe çdokujt që do të jetë pranë tij! Shijoni çdo moment lumturie e xhan shumë! Familja Gjebrea”, shkruhet në kartolinë.
https://www.instagram.com/p/BzFq4wagZTX/
https://www.instagram.com/p/BulYdZonhRp/
Link: https://www.instagram.com/p/BulYdZonhRp/
Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzFq4wagZTX/