ShowBiz

Arbana dhe Eduart Grishaj kalojnë pushimet së bashku, komentuesit i nxjerrin zbuluar

Pas mbylljes me sukses të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, çifti tashmë i përfolur prej kohësh në mediat rozë, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, po kalojnë pushimet së bashku.

Megjithëse janë përpjekur që mos të zbulojnë foto në krah të njëri-tjetrit, në postimin e publikuar së fundmi nga Arbana është zbuluar gjithçka, madje edhe destinacioni i tyre.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj po kalojnë disa pushime në Puglia të Italisë, në vendin e quajtur Alberobello, i njohur për shtëpitë e tij të veçanta konike.

Ky detaj është vënë re edhe nga ndjekësit e të dyve duke i komentuar atyre vendndodhjen.

“Aleberobello, afër Puglias, kënaquni,”– shkruan një ndjekëse në profilin e Arbana Osmanit.

Link: https://www.instagram.com/p/BzKmJX_g-MF/

Link: https://www.instagram.com/p/By8YlywgzpJS7vuHpO2pIQmQ7-ZYH4-GVn-4tA0/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxKBIntHJFaej1buWFYjdRp3O60PPkMn2BcG9s0/